Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniGjykata merr vendim për sulmuesit e Selës, ja me sa vite burg...

Gjykata merr vendim për sulmuesit e Selës, ja me sa vite burg u dënuan

Gjykata Penale e Shkupit dënoi sot me gjithsej 81,5 vjet burg 7 të akuzuarit për tentimin për vrasjen e deputetit Ziadin Sela, që ndodhi më 27 prill të vitit të kaluar, kur turma nacionaliste maqedonase hyri me dhunë në Kuvendin e Maqedonisë.
Kire Georgievski u dënua me 13 vjet burg, Oliver Oshavkovski me 10.5, Nikollçe Dimitrievski me 10.5, Aleksandar Janeveski-Toshta me 13 vjet, Andrej Micov me 10.5, Nikolla Vojminovski me 13.5 dhe Kosta Dellov me 10.5 vjet burg, raporton Portalb.mk.

Aktvendimin e shqiptoi gjykatësja Sllavica Andreevska, e cila kërkoi që të akuzuarit të dërgohen drejt në burg.

Dënimi është relativisht i lartë për shkak se dhunuesit kanë sulmuar deputetin, i cili zgjidhet nga populli, si dhe e kanë sulmuar në organin më të rëndësishëm shtetëror.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments