Tabela e njësisë komunale të Ministrisë së Punës dhe Politikes sociale në Probishtip do të vendoset edhe në gjuhën shqipe, paralajmërojnë disa portale maqedonase opozitare.
Ato kane publikuar edhe fotografinë e tabelës ku figuron edhe gjuha shqipe.
“Në Probishtip nuk ka asnjë shqiptar, kurse tabelat do të jenë edhe në gjuhën shqipe.
Ky është rezultati i Platformës së Tiranës”, kanë komentuar nacionalistët maqedonas.