Thursday, July 31, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiGjokë Uldedaj: Mbështetje për Mendi Qyrën- Struga ka një mundësi të artë...

Gjokë Uldedaj: Mbështetje për Mendi Qyrën- Struga ka një mundësi të artë për të ecur përpara

Gjokë Uldedaj

🇦🇱 Mbështetje për Mendi Qyrën – Kandidat i së ardhmes për Strugën!
Në një kohë kur qytetarët kërkojnë ndryshim të vërtetë dhe udhëheqje me vizion, Mendi Qyra vjen si një alternativë e pavarur, por me një mbështetje të gjerë dhe të sinqertë nga banorët e Strugës dhe komuniteti i biznesit.
Z. Qyra është shumë më tepër se një kandidat – ai është një drejtues i kompletuar, një sipërmarrës i suksesshëm dhe një vizionar që e njeh në themel potencialin e qytetit. Me një plan të detajuar urban, me ide të qarta për investime strategjike dhe efiçencë në drejtim, ai synon t’i japë Strugës pamjen dhe energjinë që meriton.
💡 Bukuria natyrore e Strugës, e kombinuar me aftësinë dhe integritetin e Mendi Qyrës, do ta shndërrojë qytetin në një destinacion turistik gjithëvjetor, me zhvillim të qëndrueshëm dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët.
Mbështetja që gëzon Z. Qyra në këtë fazë të parë është një leksion i rëndësishëm për të gjitha partitë politike shqiptare – është koha të hapet rruga për figura atdhetare me vizion, për drejtues që marrin përgjegjësi reale dhe i shërbejnë qytetarëve, jo partive.
🗳️ Me Mendi Qyrën, Struga ka një mundësi të artë për të ecur përpara!
Urime miku im, fjalë pak, por punë shumë dhe të zgjuara.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments