Gjimnazi i Dibrës prej nesër me mësim onlajn

0
18

Procesi i mësimdhënies në Shkollën e Mesme “28 Nëntori”, si dhe në shumicën e institucioneve arsimore, do të zhvillohet onlajn nga e hëna, duke respektuar në mënyrë rigoroze të gjitha protokollet dhe kriteret e vendosura nga autoritetet kompetente për këtë mënyrë të mësimdhënies, deklaroi për MIA-n drejtori i gjimnazit Ramadan Imeri.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Shfaqi shpresë që të gjithë me mirëkuptim të plotë, ndërgjegjshëm dhe me angazhim maksimal do të jenë në shërbim të edukimit dhe arsimit të nxënësve.

Këtë vendim, thotë ai, e kanë sjellë pas një serie konsultimesh dhe vlerësimesh se shëndeti është mbi të gjitha.

Të enjten, 584 studentë nga kjo shkollë e mesme bojkotuan mësimet, dhe të premten mbajtën protestë, e cila u njoftua se me kërkesë të këshillit të prindërve dhe vetë nxënësve, si dhe përmbushjen e të gjitha protokolleve të kërkuara, u mor vendim për të që mësimi të hënën të fillojë me praninë fizike.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5