Thursday, May 8, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeSliderGjetan Keta shpallet Kampion Bote (VIDEO)

Gjetan Keta shpallet Kampion Bote (VIDEO)

Raundi i parë pa dy sportistë që kishin hipur në ring për të studiuar lojën e kundërshtarit. Megjithatë më kërkues ishte boksieri kuqezi Gjetan Keta i cili mori më shumë iniciativën duke goditur herë pas here kundërshtarin boshnjak.

Në raundin e dytë iniciativa më e madhe ishte nga 35 vjeçari nga Bulqiza, i cili me disa goditje të njëpasnjëshme e dërgoi kundërshtarin në një gjysëm “knock-out” por boshnjaku e gjeti forcën duke u rikthyer në lojë.

Me dominimin e Gjetanit u mbyll dhe ku raund, ndërsa me të njëjtin ritëm nisi dhe raundi i tretë, me Tysonin e Bardhë që bëri disa goditje fantastike përballë kundërshtarit.  Raundi më i mirë i Gjetanit ishte ai i katërti, me 35 vjeçarin kuqezi që i shkaktoi një knock out kundërshtarit, por Janjanin nuk u dorëzua duke u rikthyer në garë. Ne raundin pasardhes, Keta shpertheu, duke detyruar kundershtarin te dorezohet dhe te marre ne duart e tij titullin kampion bote per peshat e mesme.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments