Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaGjermania pritet të lehtësojë masat Anti-COVID

Gjermania pritet të lehtësojë masat Anti-COVID

Gjermania pritet të lehtësojë masat pas rënies së rasteve me Covid. Vendi regjistroi 76,465 raste të reja- një rënie prej 20% nga e njëjta ditë javën e kaluar.

Incidenca e rasteve në një javë për 100,000 njerëz gjithashtu ra në 1,460 nga 1,467 të dielën. Komiteti shkencor i vendit njoftoi gjithashtu se qeveria duhet të zbatojë një plan për të lehtësuar kufizimet pasi vala aktuale e rasteve pritet të normalizohet gjatë javëve në vijim, por paralajmëroi kundër heqjës së të gjithë masave.

Ndër hapat e ardhshëm që pritet të merret është heqja e certifikatës së vaksinimit të detyrueshëm ose testit negativ për klientët e dyqaneve jo thelbësore. Drafti përfshin gjithashtu plane për të rritur numrin e personave që mund të marrin pjesë në tubime por me kusht që të gjithë të jenë të vaksinuar.

Gjatë fazës së dytë, priten të hapen klubet natës me datë 4 mars. Përdorimi i detyrueshëm i maskës në ambiente të mbyllura dhe në transportin publik do të jetë ende në fuqi./abcnews.al

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments