Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaGjermania me masa të rrepta/ Ndalon grumbullimin e më shumë se dy...

Gjermania me masa të rrepta/ Ndalon grumbullimin e më shumë se dy personave

Berlini zyrtar sot ka dalë me masa shtesë si pjesë e luftimit të përhapjes së koronavirusit.

Kancelarja Angela Merkel tha se është arritur marrëveshja me drejtuesit rajonalë për të kontrolluar virusin, i cili ka vrarë 70 njerëz në Gjermani dhe ka infektuar rreth 22,000 të tjerë.

“Sjellja jonë është mënyra më efektive e ngadalësimit të shkallës së infeksionit”, tha Merkel për masat e pashembullta mbarëkombëtare, të cilat pritet të qëndrojnë në vend për dy javë.

Ajo tha se Gjermania ka ndaluar grumbullimet e më shumë se dy personave pasi vendi përpiqet të ndalojë përhapjen e koronavirusit.

Kryeministri i provincës North Rhine-Westphalia, Armin Laschet, tha se anëtarët e familjes do të përjashtoheshin nga rregulli pasi ai bëri njoftimin në një konferencë shtypi sot.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments