Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniGjermania mbështet Shqipërinë pas tërmetit me 4 milionë euro

Gjermania mbështet Shqipërinë pas tërmetit me 4 milionë euro

Ambasada e Gjermanisë në Shqipërisë, ka njoftuar se Qeveria Federale do të mbështesë rindërtimin pas tërmetit të tmerrshëm të 26 nëntorit me grante në shumën e 4 milionë euro përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW).

Ambasada thotë se sot ka njoftuar qeverinë shqiptare për këtë grant, me të cilin do të rindërtohen shkolla dhe ndërtesa publike në përputhje me standardet më të fundit të sigurisë dhe efiçensës së energjisë.

“Në lidhje me këtë mbështetje, Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf u shpreh se Gjermania do të ndihmojë Shqipërinë për të rindërtuar shkollat dhe institucionet publike.

“Ky grant është një nga elementët e mbështetjes Gjermane pas tërmetit të 26 nëntorit i cili traumatizoi shumë shqiptarë dhe shqiptare. Rindërtimi do të shërbejë për rikthimin dalëngadalë në normalitetin e jetës së përditshme“, tha ai.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!