Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaGjermania kthen prapa furgonin me dhjetë udhëtarë të dyshuar shqiptarë

Gjermania kthen prapa furgonin me dhjetë udhëtarë të dyshuar shqiptarë

Gjatë ditës së enjte, Inspektoriati i policisë federale gjermane në Berggiesshübel, ka realizuar një kontroll mbi një furgon me autotarga shqiptare dhe udhëtarët e tij në autostradën 17.

Gjatë kontrollimit të të dhënave të udhëtarëve në pushimoren „Am Heidenholz“, vozitësi 31-vjeçar i furgonit është legjitimuar. Në furgon kanë qenë edhe dy familje të tjera, me gjithsej katër fëmijë, që të gjithë shtetas shqiptarë, shkruajnë mediat gjermane, përcjellë Shtegu.com. Në kuadër të intervistës policore, është vërtetuar se udhëtarët shqiptarë nuk kanë pasur mjete të mjaftueshme financiare për udhëtim legal.

Përpos kësaj, ata kanë dhënë informata të pabesueshme të destinacionit të tyre në Luksemburg. Hetimet e policisë kanë dëshmuar se rezervimet e dhomave të hotelit në Luksemburg kanë qenë të anuluara. Për shkak të rrethanave të krijuara, ndaj vozitësit shqiptar është hetuar për shkak të dyshimit të kontrabandimit me qenie njerëzore.

Të gjithë nëntë udhëtarëve të tjerë shqiptarë iu është ndaluar udhëtimi i mëtujeshëm në territorin e Gjermanisë. Pas përfundimit të hetimeve policore, ata janë kthyer prapa në Çeki. (Shtegu.com)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!