Është gjetur trupi i pajetë i shtetasit Gëzim Seitallarit, banues në Memlisht, Pogradec, i cili kishte dalë për peshkim në datë 31.12.2018.
Mësohet se dallgët e forta, e kanë nxjerrë në breg të liqenit.
Polumbarët nuk kanë mundur të bënin kërkime as ditën e sotme, për shkak të kushteve atmosferike.
Ai ishte deklaruar i zhdukur nga ana e familjarëve, të cilët kishin humbur kontaktet me të, ndërsa më herët ishte gjetur dhe varka e përmbysur.