Një trup njeriu në fazë të avancuar të shkatërrimit është gjetur në një pusetë kanalizimi në lagjen Sopishte të Shkupit. Siç informoi MPB, rasti është denoncuar në ora 12:30 në stacionin e policisë në Kisella Vodë. Trupi është gjetur gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në lokalitetin “Qyteti i diellit” në fshatin Sopishte. Ekspertizë në vend ka kryer një ekip i SPB Shkup. Me urdhër të Prokurorit publik trupi është dorëzuar në autopsi. Punohet në identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e plotë të rastit.