Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm në Durrës nga një peshkarexhë. Viktima i seksit mashkull dhe në gjendje të dekompozuar, është gjetur në det, 6 kilometra larg bregut të detit.
“Më datë 18.08.2019, në orët e para të mëngjesit, një peshkarexhë që kishte dalë për gjueti të peshkut, rreth 4 milje larg Durrësit ka ngritur rrjetat dhe ka konstatuar në rrjeta një trup të pajetë të seksit mashkull.Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me vrasje, pasi trupi i pajetë është gjetur i mbështjellë me letër natriban. Mendohet se fillimsht është ekzekutuar dhe më pas është hedhur në det për të zhdukur gjurmët.Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të qytetit ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore për të bërë të mundur dhe identifikimin e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia shqiptare.