Një i pastrehë u gjetë i vdekur në pllakat e tregut të Gjelbërt, para një mishtoreje në Shkup.
Ekipi i Plusinfos” arriti në momentin kur kompania e funeralit “Butel” ngriti trupin e pajetë.
Në vendin e ngjarjes kishte polic, si edhe një mjek që konfirmoi vdekjen e të pastrehut.
Tregtarët treguan se e njihnin të pastrehun, dhe se pothuajse cdo ditë lëvizte përreth tregut në qendrën e Shkupit.
Siç infromon policia për Plusinfo, bëhet fjalë për një burrë 50 vjecarë, ndërsa rasti në fjalë u paraqit në polici në orën 6:30.