Në ujërat e Liqenit të Dibrës është gjetur trupi i pajetë i një 54 vjeçari, qytetar i Dibrës, i cili më 18 korrik ishte paraqitur si i humbur.
Trupi rasësishtë ishte vërejtur nga një peshkatar, teksa pluskonte në ujërat e liqenit në plazhin e qytetit.
Prokuroria publike dhe ekipi i policisë kryen hetimet e nevojshme në vendin e ngjarjes ndërsa trupi është dërguar në spital për autopsi. Në trup janë vërejtur shenja të dhunës.