Në autostradën Shkup -Kumanovë është gjetur një person pa shenja jete, transmeton Zhurnal. Sipas dëshmitarëve okularë në vendin ku është gjetur trupi i pajetë nuk janë vërejtur shenja të gjakut, por as edhe shenja se ka frenuar me veturë.
Nga MPB thonë se për momentin po ndërmirren gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.