Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se një 63 vjeçari nga fshati Bellodavicë është gjetur i vdekur nën automjetin e tij. Trupin e tij të pajetë i ka gjetur kolegu i tij në minierën në Prilep ku kanë punuar.
“Më 27.08.2021 në ora 06:43 në SPB Manastir, V.D, i punësuar në minierë në Prilep ka denoncuar se personi M.T (63) nga fshati Bellodavicë, i punësuar si rojtar në minierë, është gjetur i vdekur në automjetin e tij “Jugo” me tabela të Prilepit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer prokurori publik dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar për autopsi.