Një 12-vjeçar u gjet i varur ditën e sotme në një fshat në Belsh. Policia njofton se është lajmëruar mëngjesin e sotëm nga familjarët e të miturit E.E.
Ai u gjet i varur ngga ata në kasollen e bagëtive. Grupi hetimor deklaroi se nga hetimet e kryera, mbi trupin e 12-vjeçarit nuk janë konstatuar dëmtime apo shenja dhune. Kjo ngre dyshimet se i mituri mund të jetë vetëvrarur.
Hetimet po vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që momentalisht dyshohet se fëmija është vetëvrarë në kushte të rënduara psikologjike.