Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniGjenden dy trupa të pajetë në dy lokacione të ndryshme

Gjenden dy trupa të pajetë në dy lokacione të ndryshme

Ministria e Punëve të Brendshme informoi sot se gjatë paradites janë gjetur dy trupa të pajetë, njëri nën tribunë tek stadium “ Boris Trajkovski” dhe tjetri pranë hekurudhës ku kalon treni i relacionit Gjevgjeli-Shkup. Viktima e parë me inicialet A.C, 35 vjeç i gjetur në orën 10:33 të mëngjesit të sotëm, kishte plagë në kokë të shkaktuar nga armë zjarri. Në vendngjarje policia ka gjetur një karikator, çantë shpine dhe mbajtëse pistolete të zbrazët. Viktima për herë të fundit është parë nga familja e tij më datë 3 janar në orën 20 e 10 minuta kur ishte nisur për punë. Kronika e zezë sot flet edhe për një tjetër trup të pajetë i gjetur në gjendje tmerruese. Rreth orës 06 e 35 minuta makinisti i trenit të relacionit Gjevgjeli – Shkup pas nisjes nga Velesi para tunelit të parë pranë hekurudhës ka vërejtur kufomë të ndarë në disa pjesë. Megjithatë rreth këtij rasti nuk jepen më shumë detaje, madje as inicialet e viktimës. Ministria e Punëve të Brendshme informoi sot se një ditë më parë me urdhër të siguruar nga gjykata, Njësia për trafikim të paligjshëm të armëve, mallrave të rrezikshëm dhe materialeve radioaktive në kuadër të Departamentit të Policisë Kriminale në koordinim me Sektorin për Trafikim të Paligjshëm të Narkotikëve dhe Mallrave të Rrezikshëm në Shtip, ka kryer bastisje në shtëpinë dhe disa prona të tjera të personit me inicialet M.B nga Shtipi. Gjatë bastisjes janë sekuestruar një sasi e madhe armësh si: tre pushkë, disa pistoleta me kalibër të ndryshëm, plumba, thika ushtarake, si dhe pajisje të ndryshme për armë. M.B është dërguar në stacionin policor, për shkak të dyshimit për kryerjen e krimit të “Prodhimit, mbajtjes dhe tregtimit të paligjshëm të armëve ose eksplozivëve”, i dënueshëm nga neni 396 i Kodit Penal. Një ditë më parë nga ana e uniformave të policisë të sektorëve për punë të brendshme në qytete të ndryshme në vend janë ndaluar disa persona për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Evi Shkopi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!