Dy raste të përdorimit të bankënotave të falsifikuara prej një mijë kruna daneze janë paraqitur në polici gjatë ditëve të kaluara, informoi zëdhënësi i policisë në Tetovë, Marjan Josifovski.
Rasti i parë ishte paraqitur të hënën nga ana e tetovarit M.S ( 63). Sipas paraqitjes person ii panjohur prej atij ka kërkuar të blejë gjashtë shtange me cigare dhe ka paguar me 1.000 kruna daneze kurse M.S i ka kthyer 4640 denar. Ai menjëherë e ka hetuar se bankënotat janë të falsifikuara deri sa tashmë person ii panjohur ishte larguar. Policia punon në identifikimin e personit i cili ka paguar me bankënotë false dhe ndriçimin e plotë të rastit.