Wednesday, October 30, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni“Gjaku i pistë”, VMRO kërkon arrestimin e Venko Filipçes

“Gjaku i pistë”, VMRO kërkon arrestimin e Venko Filipçes

“Nëse Maqedonia do ta ishte shtet i së drejtës, që mbrëmë do të ishte arrestuar Venko Filipçe për skandalin “Gjaku i Pistë”. Kuptohet që edhe Filipçe ishte pjesë e skandalit me “tenderët e përgjakshëm me reagentë”, furnizimin fantazmë me vaksina si dhe shumë skandale tjera korruptive dhe e shohim se organet kompetente nuk lëvizin me gisht”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së, përcjell SHENJA.

“Për skandalin konkret që po bën bujë në opinion, përgjegjësia e Filipçes është se nuk ka marrë asnjë masë për të mbrojtur qytetarët dhe shëndetin e tyre nga metodat e paverifikuara. Siç informojnë mediat, ai si ministër i Shëndetësisë ka ditur dhe nuk ka ndërmarrë asgjë, por përkundrazi ka promovuar institucionin shëndetësor në një mënyrë apo tjetër. Këtu bëhet fjalë për anashkalim të plotë të sistemit. Siç mësojmë nga mediat, Filipçe dhe institucionet kanë lejuar aplikimin e një metode trajtimi që as institucionet vendase dhe ato të huaja nuk e kanë njohur dhe lejuar. Prokuroria Publike duhet ta zgjerojë hetimin dhe të përcaktojë nëse Filipçe e ka mundësuar këtë me vetëdije? A ka pasur Filipçe ndonjë përfitim financiar nga ky skandal?”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së. /SHENJA/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments