
Pa.s sulmeve që po dyshohet të jenë terroriste, ku mbetën të vdekur disa persona e dhjetëra të plagosur, vjen edhe reagimi i kryetarit të Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi.
Ai ka thënë se terrorizmi s’nejh fe, komb e as racë.

Ky është reagimi i plotë:
Vrasja që ka ndodhur sonte në Vienë është akt i tmerrshëm terrorist.
Ata që kanë bërë këtë krim monstruoz meritojnë dënim të ashpër.
Terrorizmi nuk njeh fe, komb as racë.
Terrorizmi dhe terroristët meritojnë goditje të fuqishme.
ZOTI dhuroftë paqe e qetësi në Austri në veçanti dhe në botë në përgjithësi.
 
 
 

 
		 
 
		 