Thursday, April 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniGeorgiev: Ali Ahmeti është i shkathët në politikë, nëse ai vendos të...

Georgiev: Ali Ahmeti është i shkathët në politikë, nëse ai vendos të ketë zgjedhje do të ketë

Ish deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Gordan Georgiev, në emisionin debativ “Click Plus” në TV21 ka thënë se nëse kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti vendos të ketë zgjedhje në Maqedoninë e Veriut, atëherë do të ketë zgjedhje.

Georgiev e quajti kreun e BDI-së një njeri “të shkathët në politikë”.

“Nëse Ali Ahmeti vendos që duhet të ketë zgjedhje, do të ketë zgjedhje dhe kjo është kaq e thjeshtë”, ka deklaruar Georgiev.

Ai gjithashtu ka thënë se beson që nuk duhet të ketë zgjedhje, sepse Qeveria duhet ta pastrojë “mjegullën” për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

“Kjo mjegull rreth fillimit të negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian duhet të pastrohet dhe mendoj se kjo qeveri duhet ta pastroj në mënyrë që të fillojmë në një terren të pastër me qeverinë e ardhshme”, ka thënë Georgiev.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments