Gent Amzai nga Frëngova e Strugës është një prej studentëve i ftuar në studion e “Ora News” ku tha se Edi Rama ashtu sikurse përfaqësuesit e tjerë politikë përfaqësojnë mjerimin e shqiptarëve..
Studenti Gent Amzai : Edi Rama është një figurë përfaqësuese. E vetmja gjë që kanë përfaqësuar këto vite është thjesht mjerimi i shqiptarëve. Për herë të parë, krejt pa pritur dhe ndoshta pa dijeninë tonë po ndodh diçka e madhe. Ne duhet të përfaqësohemi nga dinjiteti si popull. Ka shumë shqiptar që përloten nga kjo. Përloten sepse ndjenjë një valë dinjiteti. Lufta është shumë e thjeshtë; për të thënë se jam një qenie njerëzore me dinjitet dhe nuk mund të vazhdoj të shtypen. Ne do të vazhdojmë të rezistojmë. Jemi produkt i një shoqërie të ngritur mbi këtë pararojë të përfaqësimit.
Shkruan Ora News, përcjell Struga Ekspres