Shfajёsime, hipokrizi pёr interes, justifikime pa vend: Tё gjithё e bёjnё kёtё pёr t’iu shmangur konfikteve. Por duhet pasur kujdes, sepse gёnjeshtrat mund tё tё sёmurin dhe ato janё vrastare pёr lidhjet mes njerёzve.
Jam shumё mirё, mё mirё s’bёhet! Kjo ёshtё gёnjeshtra mё e shpeshtё, qё njerёzit i thonё njëri-tjetrit. Po ashtu ata justifikohen nё raste tё ndryshme me argumenta false (“Nuk kisha rrjet pёr tё folur me celular”, “u bllokova nё trafik”) apo konstatime false si “je bёrё elegante” bёjnё pjesё ndёr dhjetё gёnjeshtrat e sё pёrditshmes, sikurse liston njё sondazh i Muzeut tё Shkencёs nё Londёr ( Science Museum of London).
Njё anketim prestigjioz i institutit tё hulumtimeve tё tregut “Splendid Research” rezulton, se 60 pёr qind e gjermanёve gёnjejnё ҁdo ditё.
Por gёnjeshtra nuk ёshtё vetёm gjermane, ajo ёshtё njё dukuri globale. Studimet arrijnё nё konkluzione, se shumica e njerёzve gjatё njё bisede dhjetёminutёshe tё paktёn njё herё thonё tё pavёrteta. Nёse kёto shifra janё tё sakta, ёshtё e vёshtirё tё verifikohet. Sidoqoftё studiuesit nё sondazhet e tyre janё tё varur nga ajo qё thonё tё intervistuarit, nёse ata thonё tё vёrtetёn ose gёnjejnё.
Ta kthej me tё njёjtёn monedhё
“Unё gёnjej, nё mёnyrё qё nёna ime tё jetё e kёnaqur”, shkruan njё pёrdorues nё Facebook duke iu pёrgjigjur pyetёsorit tё Deutsche Wellese se cilat janё asyet pёr tё mos thёnё tё vёrtetёn.
Plot 49 pёr qind e tё pyeturve thonё, se nuk tregojnё tё vёrtetёn pёr tё inkurajuar dikё apo pёr t’i bёrё atij qejfin.
“Bashkёjetesa funksionon mirё vetёm atёherё kur nuk cёnon vetёdijen e tjetrit”, thotё sociaopsikologu nё Universitetin e Kaselit Marc-André Reinhard. Ndaj njё shoqёri pa gёnjeshtra ёshtё e paimagjinueshme. “Ne jemi shumё tё ndjeshёm, kur ёshtё fjala pёr informacione negative lidhur me personin tonё, qё dёmtojnё imazhin qё kemi ne pёr veten.”
E meqёnёse shpesh e vёrteta ёshtё e dhimbshme, ne kapemi pas gёnjeshtrave tё vogla.
Pёr kёtё arsye ne preferojmë mё mirё ta lёvdojmё krehjen e flokёve tё njё shoqeje, se sa t’i themi asaj sa keq qё dukesh. E po ashtu edhe shoqja nuk ta kthen p.sh “ua sa qenke trashur”. Pra nёse ti respekton vetёdijen time, edhe unё respektoj atё tёnden.
Mё pak gënjeshtra, mё pak dhimbje koke dhe depresione
E pra tё themi tani na rroftё gёnjeshra? Jo, kaq e thjeshtё nuk ёshtё. Sepse shumё gёnjeshtra qё ne themi pёr t’i bёrё qejfin dikujt e pёr tё mbrojtur veten njё ditё mund tё na dёmtojnё shendetin dhe psiqik dhe atё fizik. Nё varёsi nga pёrmasat e gёnjeshtrёs mund tё bёhet e vёshtirё qё vazhdimisht tё tё duhet tё fshehёsh diҁka.
Njё studim i American Psychology Association nёn drejtimin e psikologes Anita Kelly mundi tё tregojё, se mё pak gёnjёshtra bёjnё tё jesh mё i shёndetshёm.
Tё tё duhet vazhdimisht tё fshehёsh diҁka kjo mund tё shkaktojё dhimbje koke, gjendje ankthi dhe depresione. Studiuesit kanё hulumtuar efektin e gёnjeshtrёs tek njё grup njerёzish duke u kёrkuar atyre tё shmangin tё ashtuquajturat “white lies” – gёnjeshtrat e sё pёrditshmes. Studiuesit hulumtuan dy javё resht gjendjen shpirtёrore dhe fizike tё personave me pakёsimin e gёnjeshtrave. Pas dhjetё javёsh ata raportuan se iu zhduk dhimbja e kokёs dhe tё tjera simptoma shqetёsuese.
Po ashtu gjatё kёsaj periudhe edhe marrёdhёniet ndёrnjerёzore u pёrmirёsuan. Njё gёnjeshtёr e vogёl mund tё shmang nё fakt konfliktin pёr momentin, por ajo edhe tё distancon pikёrisht nga personi me tё cilin do tё jesh afёr.
Ne kemi nevojё pёr gёnjeshtrёn, pёr tё mos hyrё nё konflikt, por nga ana tjetёr pёrmasat e gёnjeshtrёs dёmtojnё shёndetin tonё. Atёherё si t’ia bёjmё? Tё themi gjithmonё tё vёrtetёn sado e hidhur qoftё? Psykologia Kelly propozon: mё pak ka mё shumё vlerё: Sa mё pak ekzagjerime, sa mё pak justifikime. Nё vend tё kёsaj ndoshta mjafton njё “mё vjen keq”. Po ashtu mund tё ndihmojё edhe qё t’ia ndalosh vetes gёnjeshtrёn, shkruajnё studiuesit. Kush e bёn kёtё shmang edhe bёrjen e gjёrave, pas tё cilave pastaj do tё tё duhet tё gёnjesh.