Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniGazetari shqiptar, Sina përjeton tmerrin me ‘Air Serbia’: Mos udhëtoni me të!

Gazetari shqiptar, Sina përjeton tmerrin me ‘Air Serbia’: Mos udhëtoni me të!

Faqet e internetit të udhëtimeve ajrore, nëpërmjet agjencive të biletave të udhëtarëve, natyrisht që synojnë t’ju ofrojnë fluturimet më të mira në dispozicion me kosto më të ulët.

Dhe, për shqiptarët nga Amerika, Kanadaja, Australia, dhe Evropa, ata ofrojnë dhe kanë në krye të listës së tyre edhe fluturimet me kompaninë serbe Air Serbia, të listuara në kategorinë Low Cost ose Cheap flights nga New York – Beograde në Tiranë me Air Serbia .

Por, nëse nuk e keni provuar deri tani një udhëtim të tillë me aeroplanët e kompanisë Air Serbia, është më mirë që në të ardhmen, mos e provoni – edhe nëse do të paguani pak më shumë, por mjafton të jesh paksa më i rehatshëm dhe më i sigurt në këtë udhëtim, sidomos për të gjithë ata që udhëtojnë në këtë linjë , nga SHBA për në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni……!

Kjo është porosia e gazetarit Beqir Sina, i cili në një udhëtim me këtë agjension, përjetoi diçka të pakëndshme. Ai apeloi tek të gjithë që mos të udhëtojnë më me Air Serbia.

Ja rrëfimi i Sinas:

I sapo kthyer nga një udhëtim të ashtuquajtur me kosto të ulët me kompaninë Air Serbia në linjën New York – Beograd – Tiranë, dhe tani mund t’ju përshkruaj edhe orët e mundimshme, të tmerrit rreth këtij udhëtimi që zgjati më shumë se 11 orë.

Një udhëtim ky që vërehet menjëherë se avionët janë të vjetër, dhe kanë një shërbim me ushqim të dobët, udhëtim ky që mund të vijë deri te rreziku për jetën, si ky i javës se kaluar dhe që janë si evidentim i asaj që thuhet “udhëtim me kosto më të ulët”, me Air Serbia.

Pra, mendojë se të gjithë ju që keni në planë të udhëtoni me kategorinë e çmimeve të ulta – në Low Cost ose Cheap flights nga New York – Beograd në Tiranë me Air Serbia, duhet të bëni atë që të mendoni pak, se cila është ajo të zgjidhni midis ofertave të mëdha që ofrojnë kompanitë pak më të shtrenjta, por janë më të rehatshme dhe më të sigurta, apo të rezervoni fluturimin tuaj në disa klikime të shpejta në Air Serbia, në krye të listës me një çmim më të ulët.

Kjo ishte dhe ngjarja që ndodhi me një avion i linjës ajrore “Air Serbia”, me itinerar nga Tirana drejt Beogradit që duhej të ishte nisur në mëngjesin e të enjtes në orën 4:10 më datën 1 nëntor 2018, por u nisë 8 orë me vonesë.

Air Serbia nuk ka mundur të realizojë atë ditë dhe orë nisjen, mbasi si thanë disa punonjës të Aeroportit “Nëna Tereza “ në kryeqytetin shqiptar, “ishte konstatuar nga ekuipazhi serb i aeroplanit një defekt teknik”.

Shkak sipas tyre, u tha se ishte bërë defekti në elikën e djathtë të motorit, ku për pasojë, kishin dalë disa probleme teknike, të pariparueshme në avionin e kompanisë “Air-Serbia” – numri i fluturimit YU-117.

Mbasi aeroplani me rreth 70 pasagjer në bord provoi të ngrihej nga pista e aeroportit “Nëna Tereza”, në kohën e duhur njeri nga motorët u fikë, pa u ngritur, për shkak të problemeve teknike, dhe u desh një avion tjetër i nisur nga Beogradi që të mbërrijë në orën në orën 2 pasdite në aeroportin e kryeqytetit shqiptar Tiranë.

Të gjithë avionët e linjës serbe “Air Serbia” janë të prodhimit të vjetër ishin të mendimit pasagjerët, përfshirë shqiptar dhe të huajt.

Ndërkohë, në mesin e udhëtarëve kishte të moshuar , gra dhe fëmijë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!