Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniGazetari i “La Verita”: Zaevi po merr fund, është çështje kohe

Gazetari i “La Verita”: Zaevi po merr fund, është çështje kohe

Gazetari italian i cili publikoi incizimet për rastin “Reket” në gazetën “La verita”, Laris Gajser sot në radion sllovene “Capodistria” ka komentuar gjendjen aktuale në Maqedoni. Gajser thotë se kryeministri Zaev është në fund të karrierës së tij dhe se ai nuk është i denjë të përfaqësojë Maqedoninë në aleancën atlantike.

Më akuzojnë se gjoja se jam duke krijuar skenarë për të ndalur rrugën euroatlantike të Maqedonisë, por kjo është një jo e vërtetë dhe budallallëk. Por unë besoj se problemi është pikërisht Zaevi dhe se ai nuk është zgjidhja . Kjo do të thotë se nga pikëpamja ndërkombëtare është problem që Maqedonia të ketë një kryeministër si Zaevi që është barrë për vendin e tij. Ai duhet të ndërhyj sa më shpejtë që është e mundur në një mënyrë më të patër në një institucion kaq të rëndësishëm siç është aleanca euro-atlantike. Ai duhet të ndërrohet sa më shpejtë, të jetë më i pastër për të hyrë në një aleancë të tillë.

Kam dëgjuar skenarë të ndryshme që unë jam dora e djathtë e Orbanit dhe Salvinit dhe se jam duke u përpjekur që të kontrolloj Maqedoninë, por nuk ja vlen që të humbim kohë me këto skenarë. Unë vetëm jam duke bërë punën time. Bëj vetëm komentimin dhe analizën e një gjëje të që e kam ndjekur dhe në te cilën besoj.

Është e vërtet që kam njohur disa njerëz të afërt me Gruevskin , por se gjithmonë kam dënuar disa nga metodat e tyre, por për të gjithë që nuk më besojnë, mund të lexojnë shkrimet e mia qysh në atë kohë, kam përkrahur njerëzit e mirë të së majtës që duan një jetë normale.

Nëse shohim çka ka ndodhur ditëve të kaluar kur dolën përgjimet tona në pah, dhe pse komisionari Han tha se këto janë incizime ilegale, unë dua të nënvlerësoj se kam të gjithë dokumentet që mund të gjenden lehtësisht përmes sistemit gjyqësor. Në Maqedoni kanë ndodhur disa lëvizje parë nga aspekti i komunitetit ndërkombëtare, i pari që pati deklaratë ishte presidenti serb Vuçiç i cili dha një deklaratë të jashtëzakonshme me finesë, ku tha se Zaev duhet të dorëhiqet sa më shpejtë që është e mundur, pas kësaj ndërhyri edhe ambasadorja amerikane në mënyrë të drejtpërdrejt e cila kërkoi që drejtësia të vendoset sipas rregullave të sundimit të së drejtës. Në Maqedoni ndërhyri edhe euro komisionari Johanes Han. Pati deklarata nga vendi që mund të them se është vendi më demokratik ne botë, Suedia, e cila nuk lejoi që një qytetar të kthehet në Maqedoni, person ky, i akuzuar nga Ruskoska për terorizëm për hyrjen në Kuvend me 27 prill. Ai pretendonte se edhe Ruskoska është një agjent politik i qeverisë dhe se ai dëshiron një gjykim transparent në Suedi, sepse sipas tij nuk ka drejtësi në vendin e tij. Suedia nuk e dorëzoi atë.

Siç shoh Zaev nga dita në ditë është mi i izoluar, siç pamë dje deklaratën e presidentit Pendarovski i cili dalë nga dalë është distancuar, dhe i cili pranon se ka një sistem të korruptuar por se jo çdokush është i korruptuar, dhe ku potencon se vetëm ata të mirët kanë përkrahjen e tij dhe se kërkon zbardhjen e rastit,. Në pozitën ndërkombëtare ai dëshiron të tregohet më korrekt, për të gjetur zgjidhje për ardhmërinë e Maqedonisë. Fillimisht isha i frikësuar se presidenti do të merrte anë politike si një i “përkëdhelur” i Zaevit, por realisht ai po sillet shumë mirë dhe se shpresoj se do ti bëj mirë Maqedonisë.

Dua të them se kur u përhap incizimi i parë edhe dokumentet isha i befasuar nga reagimi i popullatës maqedonase dhe se kam pasur kërkesa dhe komente nga ata që nuk mund të kthej, por se të gjitha ishin mesazhe mirënjohje, sepse secili prej tyre mendonte se ishin harruar nga bashkësia ndërkombëtare , dhe se po jetonin sikur të ishin të kapur mjegulla dhe se nuk po mundeshin të dalin, dhe se gjatë gjithë kohës i kam drejtuar gishtin instituvioneve ndërkobëtare. Dukej se ndërkombëtarët po bëheshin se nuk po shohin korrupsionin në Maqedoni. E shkrta Mogerini, e vetmja që hesht gjatë gjithë kësaj kohës është pikërsiht ajo e cila e përkrahte fortë PSP-në. Ne e kemi kërkuar disa herë por nuk ka përgjigje, ajo është po aq e heshtur sa kryeministri Zaev. Mendoj se do të shohim një politizim të dortë të maqedonisë. Nuk mund të parashikoj se çfarë do të ndodhë por se në presketiven time hetimi do të vazdhon. Unë po hulumtoj rastin deh do të sjell prova të reja që dëshmon se ky sistem është nën kontroll politik. Mendoj se këto ditë do të kompletohet hetimi por për të mbuluar njerëzit e brendshëm dhe anonim prej njerëzve që po më ndihmojnë në Maqedoni. Pas kësaj jam i sigurt se Zaevi është në fund të karrierës së tij dhe se është çështje kohe që Kuvendi dhe Presidenti i shtetit do të kondjellen dhe do ta kuptojnë se do të jetë më mërë që të shkarkohet Zaevi, që të keni një përfaqësues ndërkombëtarë më funksional, sepse për momentin Zaevi paraqet problem dhe se nuk mund të prezentoj Maqedoninë. Opcionet janë Ose krizë qeveritare me zgjedhje edhe pse Pendarovski nuk e sheh këtë si një opsion të mundshëm pa pasur së pari një regjistrim të popullatës, por se kjo është njëpropozim i imi të ketë një qeveri kalimtare, me kusht që të ndryshohet vetëm kryeministri. Nuk ka klase politike cilësore nuk mund te presim qe ata të jenë lojtarë të mirë në komunitetin ndërkombëtare. Unë besoj se nëse do të dinin mirë të luajnë Maqedonia mund të përmbyllte problemin e emrit para 10 viteve. Mendoj se kur Greqia kishte nevoje për shtete tjera ateher do të përfundonte çështjen e emrit dhe se heqja dorë nga emri ishte budallallëk./Alsat

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!