Gazetari Branko Gerovski në kolumnën e tij të fundit ka zbuluar emra të rinj të pushtetit, që sipas tij kanë marrë reket nga biznizmenë në Maqedoni, duke i shantazhuar me “bomba”.
Në stilin e tij, Gerovski ka përdorur nofka për të përshkruar të involvuarit.
Në këtë kontekst ai ka përmendur Zhakin, Kokin (sërish), Xhekin,
“Zhaki, facë e rëndësishme në biznesin e telokuminikimeve ka dhënë deklaratë atje ku duhet se Koki ia ka zhvatur 400 mijë euro, prej të cilave 300 mijë euro i ka marë për Kokin, kurse 100 mijë euro për Rakin, njeri i rëndësishëm nga puhshteti. Kështu ka thënë Zhaki”, shkruan Gerovski.
Si nofka të reja të pushtetarëve që mund të jenë të përzier në korrupsion, Gerovski ka përmendur Kakin, Zakin, Trikin, Rakin, Shekin, Xhekin dhe Zhakin.