Eshtë mbyllur ceremonia e homazheve në nder të Artur Zhejit, mbajtur sot në Universitetin e Arteve.
Pak pas orës 12:10, trupi i tij është nisur drejt banesës së fundit ku gazetari dhe publicist i njohur do të prehet, në varrezat e Tufinës.
U nda papritur nga jeta, i jepet lamtumira e fundit gazetarit Artur Zheji
Familjarë, miq e kolegë, vendosën kurora me lule pranë arkmortit, duke i dhënë lamtumirën.
Artur Zheji, u nda nga jeta më 23 gusht në moshën 64-vjeçare në Sarandë, ku ndodhej për pushime me familjen.
Me një karrierë të gjatë në media, Artur Zheji, ka shërbyer si drejtues në Radio Televizionin Shqiptar, Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe media të tjera, duke u bërë një nga zërat më të rëndësishëm të debatit publik në vend.
Përveç rolit si gazetar dhe drejtues emisioni, ai ishte edhe editorialist dhe komentues politik, duke lënë gjurmë të thella në mendimin mediatik shqiptar.