Kryetari i Lëvizjes BESA, nga krahu i Shkupit, sot në pres-konferencë deklaroi se kryeministrit Zoran Zaev nuk i duhen që t’i transferojë problemet e brendshme të Lëvizjes BESA në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.
Gashi gjithashtu tha se kryeministri Zaev duhet që të vendos, që të merr në Qeveri njërin krah të Lëvizjes BESA, ndërsa shtoi se bisedimet janë duke u zhvilluar, si dhe kanë kuadro si parti për secilin post që do ju ofrohet, por shton se bisedimet nuk kanë arritur deri në këtë pikë, për ndarjen e posteve.