Sunday, May 11, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniGashi: Sonte po shihet se fitorja në Strugë do të jetë shumë...

Gashi: Sonte po shihet se fitorja në Strugë do të jetë shumë e pastër

Afrim Gashi nga Struga tha se që sonte po shihet se fitorja në Strugë do të jetë shumë e pastër. Gashi tha se është shumë e rëndësishme të bëhet ndryshimi në të gjitha komunat.

“Këta të BDI-së, kur përfundon çdo cikël zgjedhor duke i manipuluar zgjedhjet ata pastaj krenohen dhe na drejtohen të gjithë qytetarëve se po na donë populli prandaj jemi këtu. Mendoj se me 17 tetor duhet tua dërgojmë një porosi se e kanë tepruar, e kanë zhvatur dhe shantazhaur shumë i kanë lënë komunat të pazhvilluara e kanë degraduar arsimin dhe kulturën, na i kanë përzënë të rinjtë jashtë shtetit, dhe është koha e fundit që t’i dënojmë me votë”, tha Gashi, duke shtuar se vota kundër atyre është mesazh se ata duhet të ndryshojnë të reformohen dhe se ky është një prej vlerave demokratike rotacioni i pushtetit.

Gashi ka thënë se deri 17 tetor duhet bërë thirrje deri tek të gjithë qytetarët që jetojnë në Strugë që të votohet për ndryshimin në Strugë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments