Gashi organizoi pritje për 8 Shtatorin, përcjell porosinë për unitet

0
11
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Gashi organizoi pritje për 8 Shtatorin, përcjell porosinë për unitet

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka organizuar sot pritje për nder të 8 Shtatorit-Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve ua urova 34 vjetorin e shtetit tonë të pavarur”, e nis kështu fjalimin e tij Gashi.

Në fjalën e tij të rastit, mes tjerash ai theksoi se pavarësia nuk është dhuratë, “por një amanet nga e kaluara, detyrim për të tashmen dhe udhërrëfyes për të ardhmen, që kjo tokë të jetë atdheu i të gjithë njerëzve të saj pa ndarje, pa përjashtime”.

“Prandaj në këtë përvjetor përcolla porosinë për unitet.
34 vjetori na gjen në paqe, si aleat i besueshëm i NATO-s, dhe një vend kandidat i denjë për t’u bërë anëtar i plotfuqishëm i Bashkimit Evropian. Megjithatë, është përgjegjësi e të gjithë neve që vazhdojmë të ndërtojmë shtëpinë tonë të përbashkët!”, ka thënë mes tjerash kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.