Thursday, November 21, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionGarip Kaba: Me rastin e ate*ntatit ndaj Naser Hanit dhe me 25...

Garip Kaba: Me rastin e ate*ntatit ndaj Naser Hanit dhe me 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Teksti më poshtë përkon me rastin e vrasjes-atentat ndaj Naser Hanit dhe me 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Dritëhijet dhe vështrimi im rreth filleve të para të pluralizmit dhe fillimit të organizimit të Sistemit të Mbrojtjes Kombëtare!

Sot e kësaj dite po heshtet dhe akoma nuk është dhënë një informacion apo definicion i saktë se si ndodhi që menjëherë pas viteve 1990-të, në emër të kauzes kombëtare, në gjitha trojet tona të ish Jugosllavisë, ku jetonin shqiptarë në zonat me shumicë, u bë një organizim me sistem, diciplinë dhe hierarki ushtarake.

Sipas informatave që unë dhe bashkëpunëtorët i posedojmë,
një numër oficerësh nga ish A.P e Jugosllavisë, duke parë se gjërat me shpërbërjen e Jugosllavisë po marin hovin e pandalur të shkëputjes nga federata, duke nisur me Republikën Sllovene si fillim, pastaj me Kroacinë.

Mëpastaj, neve nuk na mbetej asgjë tjetër vetëm që, si shqiptarë të përveshim krahët dhe anembanë trojeve ku ishim shumicë e konsiderueshme, të organizohemi.

Organizim për të krijuar së pari një zinxhir komandues, me figura që sëpaku kishin përvojën e duhur, për sistemet e mbrojtjes dhe disiplinën ushtarake. Si fillim kur lindi partia e parë e organizuar politike në Kosove LDK-ja (Lidhja Demokratike e Kosovës) me iniciativë të ish presidentit të atëhershëm Ibrahim Rugova dhe disa bashkëpunëtorë të tjerë, u caktuan koordinatorët e parë (ministri dhe sektorë në hije), që do të vënë kontakte me njerëz dhe personazhe, që do të kujdeseshin për mbarëvajtje të organizimit të një sistemi të përgjithshëm, për vetëmbrojtje në rast të një lufte, që kishte marrë përmasa me strategji dhe qëllim për zhdukje dhe shtypje të shqiptarëve, në trojet e tyre.

Më kujtohet si sot në një takim (por jo vetem një) në vitin 1990-1991, në Veleshtë ku kemi qenë prezent disa aktivistë, ndër ta Naser Hani, Vibar Hani, Tahir Hani dhe disa të tjerë.

Ne kemi folur për mënyrën dhe përgjegjësitë ushtarako-politike brenda strukturës së LDK-së në atë kohë. Atëherë na është thënë nga vetë z.Rugova që për këto punë e kanë autorizuar Anton Kolën, si person i cili ka marrë detyrat e nevojshme për të krijuar dhe angazhuar njerëzit e duhur në sistemin e sigurisë për mbrojtje dhe vetëmbrojtje (nënkryetar i LDK-së) dhe Ajzer Ajzeraj (përgjegjës i organizimit për Sigurinë Kombëtare).

Situata në atë kohë në Maqedoni ka qenë shumë dramatike dhe e brishtë për sa i përket të drejtave të shqiptarëve në trojet e tyre ku jetojnë. Me krijimin e LDK-së në Kosovë, tani ishte e radhës që me ligjet e kohës që u aprovuan edhe në Maqedoni të mundet të nisin të krijohen edhe subjekte politike legale, të regjistruara pranë Regjistrit Qendror të partive politike.

Si rezultat i kësaj mundësie, entuziastë të ndryshëm dhe eksponentë të cilët në fillim qëllimin e kishin mjaft fisnik, duke filluar nga Tetova pastaj Shkupi dhe gjithë trojet me shumicë shqiptare në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë Perëndimore, u inicua
themelimi i partisë së parë politike e quajtur Partia për Prosperitet Demokratik( PPD).

Entuziazmi dhe fryma që transmetohej në popull, jepte një shpresë se kishte ardhur koha, që edhe te ne do të bëhet diçka sa i përket angazhimit tashmë legal politik,këtu në trojet tona.

Ishte periudha kur u shpall amnesti e përgjithshme e gjithë të burgosurve politikë që deri atëherë ishin në vuajtje ose posa e kishin mbaruar dënimin me burg nëpër kazamatet jugosllave.

Nisma aq me hov dhe energji pozitive që u transmetua në popull se ja; Erdhi momenti i duhur, që ne me mjete demokratike të arrijmë qëllimet tona, nga një lëvizje gjithpopullore që u nis, për një kohë të shkurtër, u zvenit që në fillimet e para të themelimit të PPD-së.

Edhe pse në radhët e saj u futen njerëz me qëllime pozitive, që në fillim pati stërkëmbëza dhe pengesa të ndryshme për t’u kyçur në organe dhe udhëheqësi të PPD-së.

Kjo vlente sidomos për personat që në historikun e tyre, kishin biografi që kishin rënë ndesh me sistemin e deriatehershëm jugosllav. Kjo përvojë e hidhur që u dha si mesazh edhe nga Struga, besoj që ka qenë direktivë që është praktikuar në çdo qytet tjetër ku u themeluan degët PPD-së në atë periudhë.

I them këto gjëra për të patur më shumë informacion dhe pasqyrë se në çfarë gjendje dhe situate të palakmueshme u përballën shumë atdhetarë dhe personazhe që kishin dhënë prova se mund te bartin mbi supe procese shumë të rëndësishme në atë kohë.
Mënyra se si bëhej selektimi dhe linçimi, për të mos u futur në organe udhëheqëse të partisë atëhere, s’lë për të dëshiruar.

Kjo qe arsyeja, pastaj si reaksion dhe nevojë e patjetërsueshme e kohës të rinjt e pakënaqur, me formën dhe mënyren si lëvizën gjërat dhe çfarë kahje morën në partinë e parë të asaj kohe, si reagim pastaj, të lindin lëvizje politike dhe apolitike, që do t’i kundërviheshin kësaj strategjie nënçmuese dhe eliminuese.

Pa u zgjatur shumë me iniciativë të studentëve entuziastë të vendosur dhe të përgatitur, u themelua një organizatë rinore apolitike, që e quajtëm BRDSHM (Bashkimi Rinise Demokrtike të Shqiptarëve të Maqedonisë), e cila me shpejtësinë e dritës mori hov dhe u themelua edhe u shpërnda në çdo cep te Maqedonisë.

E bëj këtë përshkrim për të ardhur te e vërteta e mundit dhe sakrificës të shumë djemve dhe vajzave, të rinj e të reja, që me një entuziazëm të paparë morën mbi supe angazhim dhe aktivitete që ishin të nevojshme për kohën.

Problemet dhe nevojat tona ishin shumë të mëdha. Duhej punuar shumë për të bindur popullatën se vërtet ka njerëz qe i dalin zot ç’do situate dhe mund të vazhdojnë me kurajo dhe pa frikë, proceset që kishin ngelur dhe na kishin degraduar si shqiptarë në sistemin monist.

Aktivitetet për grumbullimin e të dhënave dhe dokumentacionit për hapjen e shkollave shqipe, janë nje histori e veçantë, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në periudhën pas vitit 1990.

Në fillim për ta pregatitur opinionin dhe për ti bërë presion pushtetit të asaj kohe, që ne kemi edhe dëshirë edhe nxënës, që duan të ndjekin arsimimin dhe të regjistrohen nëpër shkolla të mesme u desht të ndërrmarrim iniciativa të ndryshme.

Filluam të grumbullojmë dëftesa nga nxënësit duke animuar edhe prindërit, për të pasur dëshirë që fëmijët e tyre të regjistrohen nëpër shkolla të mesme. Në një aksion të organizuar nga rinia në Veleshtë grumbulluam më shumë se 150 dëftesa nga nxënësit semimaturantë dhe një gjeneratë nga viti paraprak, që nuk kishin pasur mundësinë të regjistrohen nëpër shkolla të mesme.

Pas një aktiviteti të organizuar arritëm të grumbullojmë më shumë se 500 dëftesa të nxënësve, që kishin paraqitur interes të regjistrohen në shkollë të mesme.

Kjo qe forma e parë e presionit që në menyrë të organizuar i morëm gjitha dëftesat dhe i kompletuam me dokumentacionin përkatës dhe pastaj i dërguam në sportelet pranë shkollës së mesme “Niko Nestor” në Strugë.

Kjo mënyrë shumë e shpejte dhe e fuqishme e organizimit, i befasoi dhe i nervozoi tej mase pushtetarët politik tê asaj kohe në Strugë.

Pushteti filloi me presione të ndryshme dhe nuk paraqiti interes për ti pranuar fëmijët të regjistrohen dhe të mësojnë në gjuhën amtare shqipe.

Kjo na detyroi që ne mos ndalemi, por me ngulm të vazhdojmë të kërkojmë të drejtat tona që na takonin, për mēsim në gjuhën e nënës.

Disa ditë patëm grumbullime të organizuara me nxënësit që kishin konkurruar, bashkë me prindërit e tyre.

Ne si organizatë rinore qëndruam në ballë të gjithë protestave, për t’i paraqitur tash edhe pakënaqësitë tona për mospranimin e fëmijëve për mësim në shkollën e mesme në Strugë.

Si fillim themeluam një këshill (i përbërë nga prindërit dhe nga aktivistë të dëshmuar), që kërkesat tona tani ti paraqesin para organeve komunale ne formë të drejtpërdrejtë.

Këshilli u zgjodh menjëherë nga organizatorët dhe pastaj shkuan në selinë e Këshillit Komunal të kohës.

Në ndërkohë qytetarët e grumbulluar prisnin me kërshëri se çfarë do të dalë nga bisedat me pushtetin e atëhershëm komunal.

U bë e ditur që bisedat ishin të pa suksesshme, kërcënuese dhe shantazhuese.

Në atë kohë mësimi i ndonjë paralele që ishte gjoja në gjuhën shqipe zhvillohej në mënyrën më skandaloze sepse kishin filluar të bejnë eksperimente, duke i përzier paralelet me fëmijë maqedonas.

Pas disa takimeve me drejtuesit komunal, protestave para organeve drejtuese të komunës në atë kohë me direktivë edhe nga politika diskriminuese e Shkupit zyrtar, nuk na u lejua që fëmijët tanë të regjistrohen në shkollën e mesme të Strugës.

Menjëherë pas këtij diskriminimi që na bëhej, ne si organizatorë të këtij procesi vazhdimisht përpilonim kërksesa me shkrim, për ti njoftuar pjesmarrësit e protestave, opinionin shqiptar në IRJM dhe ambasadat e huaja në vend.

Zëri jonë dhe protestat për shkollë dhe mësim në gjuhën amtare, mori jehonë në shumë pjesë ku jetonin shqiptarët dhe ballafaqoheshin me po të njejtin problem.

Protesta dhe kërkesa për hapje të paraleleve në gjuhën shqipe filluan edhe ne Kërçovë dhe Kumanovë.

Ne si grup organizativ por edhe si organizatë rinore, e etabluar dhe e organizuar mirë, bëmë edhe një organizim shumë të madh para Parlamentit të IRJM-së.

Shkuarja me autobusë dhe forma të tjera në Shkup para parlamentit, masoviteti dhe organizimi i protestës, bëri bujë dhe drodhi pushtetarët e kohës, përfshi këtu edhe ata pak funksionerë dhe pushtetarë shqiptarë, që për fat të keq nuk kishin, as fuqinë as guximin e duhur, për të mbështetur kërkesat tona legjitime.

Protestat masovike disa ditore në qendër të qytetit (pa prezencën time sepse ndodhesha perkohësisht në Gjermani), kanë qënë shumë të fuqishme dhe masovike.

Nuk kishte ditë që ne të ndalemi dhe mos vazhdojmë, jo vetëm me kërkesa për shkolla shqipe.
Kërkesat tani i adresonim me shkrim nëpër institucionet e republikës, mjeteve të informimit publik dhe Ambasadave të huaja, sidomos SHBA-së dhe OSBE-së, e cila kishte zyrat e saj në Shkup.

Këto ngjarje janë pasqyruar në detale se si janë zhvilluar aktivitetet e bujshme në atë periudhë për të arritur deri në finalizimin e kerkesave tona kombëtare për shkolla shqipe dhe arsimim në nivel nacional.

Në këtë periudhë kur nuk u mundësua hapja e paraleleve në gjuhën shqipe, me iniciativë të disa veprimtarëve të asaj periudhe janë vënë kontaktet e para me një shkollë të mesme më Gjakovë.

Me mbështetje të drejtpërdrejtë të drejtorisë së shkollës të mesme Hajdar Dushi nga Gjakova, në fshatin Ladorisht, me vula të siguruara nga përpjekja dhe misioni i pandalshëm i Guximtar Labënishtit dhe Lebit Murtishit, realizohet amaneti jonë i përbashkët për hapjen e shkollës së mesme të pavarur shqipe.

Dihet se iniciativa për themelimin e shkollave të mesme të pavarura shqipe ishte si paravan apo pararojë që pas disa vitesh të lindë iniciativa për themelimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës. Gjatë kësaj kohe disa shokë kryesisht të burgosur politik nga rrethi i Strugës, Kërçovës dhe qyteteve tjera, pamë të arsyeshme që të kyçemi në PDP (Partia Demokratike Popullore), si nevojë e kohës sepse programi i saj karshi PPD-së ishte më i kapshëm, më nacional dhe më konkret.

Kjo dikur nga viti 1992-1993 kur dhe vendosëm të themelojmë struktura partiake me përfshirje në nivele të ndryshme partiake, me organe dhe strukturë (anëtar, nëndegë, degë dhe përfaqësues i kryesisë qendrore). Krejt kjo lëvizje politike na shërbeu në një farë mënyre për t’u organizuar në një formë më të përsosur, mëpastaj të angazhohemi në Sistemin e Mbrojtes dhe Vetëmbrojtjes Kombëtare.

Ngjarjet e bujshme në Ballkan patjetër që ne si shqiptarë na bënë më të impenjuar për të bërë aktivitete të drejtpërdrejta dhe angazhime konkrete për rezistencë aktive.

(Themelimi i shtabeve zonale dhe sistemi komandues) për Vetëmbrojtje-Bataljoni (111) dhe bataljonet tjera nëpër gjithë trevat dhe hapësirën shqiptare. Lëvizjet përtej kufirit në Shqipëri, takimet në Tiranë, sidomos takimi te Restoran Rogova me Ali.A dhe Xhavit.H ,janë një histori në vete.
Për këtë temë më gjatë do të shkruaj në një rast tjetër.

Referendumi për Autonomi Politike Teritoriale (11-12 janar 1992), është një histori në vete për ta sqaruar si erdhi, përse u bë dhe nga kush u organizua në gjithë territorin e Republikës në atë kohë. Sakrifica dhe vullneti i pashoq i shumë aktivistëve dhe patriotëve të asaj periudhe bënë një angazhim të pashoq sa i përket mënyrës dhe formës që referendumi të dalë me sukses. Bartësit e këtij procesi bënë një angazhim të pashoq nga Kumanova e Shkupi, deri në Manastir, Dollnen, Prespë, Ohër,Strugë, Dibër dhe Gostivari me Tetovën.

Materialet dhe të gjitha fletëvotimet janë sjellë në Strugë në një formë të jashtëzakonshme.

Duhet falënderuar individë të caktuar që bënë të mundur sjelljen e materialeve të votimit sepse çdo hyrje dhe qarkullim në Strugë kontrollohej nga shërbimet e pushtetit që të dështojë plani dhe referendumi mos ketë sukses.

I ndjeri Vibar Hani që ishte edhe kryetar i Komisionit Komunal për Referendumin për Autonomi Politike Teritoriale në Strugë, bashkë me aktivistin tashmë të ndjerë Qashif Hani dhe vëllau im Shaqir Kaba, kanë bërë të mundur gjithë strategjinë (duke ndërruar disa herë automjetet rrugës) për të ardhur fletëvotimet dhe materiali përcjellës nëpër shtëpitë tona, që pastaj gjithçka të ecë sipas planit.

Ky referendum i suksesshëm edhe pse u mbajt dhe asnjeherë nuk u vu në zbatim praktik, përsëri bëri bujë dhe lëvizi diplomacitë perëndimore që tashmë hapur të marrin vesh se diçka në këtë shtet nuk është ne rregull.

Periudha me refugjatët nga Kosova (mbi 13700 refugjate, menaxhimi i gjithë asaj situate dhe lufta më 1998-1999) kontributi i drejtpërdrejtë dhe i terthortë i imi dhe i shokëve të mi.
Këtë ngjarje dhe histori dramatike e kam përshkruajtur me një shkrim të veçantë që e kam publikuar para disa muajsh.

Permbyllja me luftën e vitit 2001,
menaxhimi i saj dhe mëpastaj,
perfundimi me marrëveshje politike (Marrëveshja Kornizë e Ohrit).

Sa u realizuan aspiratat tona dhe si i kishim pritshmëritë që nga një luftë e armatosur të përfundojmë me një marrëveshje politike akoma të papërfunduar?!

Si i kemi grumbulluar për më pak se një javë disa qindra mij marka, franka, dollarë per Fondin e Luftës së Kosovës?!

Dërgesa e të hollave dhe dorëzimi në Tiranë përfaqësuesve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Kush i dergoi këto të holla në destinacionin e duhur?!

Per keto dhe të tjera do te shkruaj në një rast tjetër!

Garip Kaba

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!