Garip Kaba-ish deputet dhe anëtar i Kryesisë Qendrore te Aleanca për Shqiptarët.
Kosova ka nevojë për një rrotacion politik-demokratik!
E them këtë sepse dy dekada pas përfundimit të luftës në Kosovë, udhëheqin njerëz dhe politikan të njëjtë për të cilët tani mē është krijuar një bindje e fortë dhe e fuqishme se nuk kanë ç’ka i japin më shumë Kosovës përveç asaj qe i kanë marrë dhe e kanë zhvatur pafundësisht deri tani.
Kam qenë mbeshtetës shumë i madh i forcave politike që u transformuan nga formacionet e UÇK-së,me besimin dhe shpresën që deri në një moment të caktuar do të jepnin shumë më tepër për ta bërë dhe rindertuar Kosovën, ashtu siç kemi besuar që amaneti i gjithë atyre dëshmorëve dhe te rënëve për lirinë e Kosovës të plotësohej me punë dhe me përkushtim për SHTET dhe demokraci te mirëfilltë.
I dëshpëruar nga gjitha fenomenet negative që u zhvilluan atje dhe që tani nuk do ti përmend meqë për opinionin shqiptar janë të njohura,do te doja që skena politike me votë të popullit
(që ështe sovrani për të vendosur) ti jap mundësinë Lëvizjes VETËVENDOSJE,për të bartur peshën e përgjegjësisë dhe për të sjellë një vlerë të re në skenën politike kosovare.Të gjithë shokët ose miqtë që kryesisht i kam patur në PDK,ose në ndonjë parti tjetër e dalë nga lufta, përpara se të jenë në parti politike,do të duhet ta kuptojnë realitetin e ri që do të krijohej në Kosovë pas zgjedhjeve të reja në muajin tetor!(Struga Ekspres)