Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci në një postim të tij në Facebook ka publikuar një foto të Njësisë Speciale të Kosovës, derisa po qëndronin gjatë ditës në veri.
Geci shkruan se këta djemë dhe vajza janë heronjët e Kosovës dhe ҫdo ditë përballen me bandat e armatosura në veri, duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
Postimi i plotë:
Të dashur vëllezër dhe motra:
KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS.
Neni1
[Përkufizimi i Shtetit|
Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm.
Neni 2
[Sovraniteti]
2.
Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e percaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj.
Këta djem e këto vajza sot janë heronjtë e mijë, këta djemë edhe dje edhe sot edhe në të ardhmen do të përballen me bandat e armatosura në veri duke e mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovë s.
Gjithmonë unë Gani Geci do jem me ju dhe i juaji.
Rruga e juaj është e ndritur.