Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniGabimet në ndërtimin e tunelit në autostradën Kërçovë-Ohër, rrisin dyfish vlerën e...

Gabimet në ndërtimin e tunelit në autostradën Kërçovë-Ohër, rrisin dyfish vlerën e harxhimeve (VIDEO)

Gabimet në ndërtimin e tunelit në autostradën Kërçovë-Ohër, rrisin dyfish vlerën e harxhimeve të këtij projekti. Ndonëse kjo autostradë duhej të ishte finalizuar në muajin janar të këtij viti, megjithatë për shkak të gabimeve, afati për përfundimin e sajë u shty për vitin 2021.
Autostrada është e papërdorshme nëse vazhdon të ndërtohet sipas projektit të vjetër, tha drejtor i Ndërmarrjes Publike “Rrugëve Shtetërore të Maqedonisë”.
Sipas tij për të vazhduar punimet, duhet që Kuvendi të transferojë kredinë prej 220 milionë euro, nga kredia e Bankës Exim, të cilat tani janë në dispozicion, por nuk mund të përdoren.

“Nëse vazhdojmë të punojmë sipas projektit ashti siç është, ndoshta nuk do të na duhen aq shumë para, por rruga do të jetë e papërdorshme. Duhet të ndërtojmë të paktën tetë akse, të cilat do t’i shërbejnë qytetarëve nga Kërçova në Ohër. Ashtu si është projektuar rruga, as nuk mund të ngjiteni në të, as të zbrisni. Sipas ligjit duhet të ketë rrugë shërbyese, që njerëzit të shkojnë nga një anë në tjetrën, për t’i punuar tokat e veta dhe të lëvizin”, tha Zoran Kitanov, drejtor i NP “Rrugët Shtetërore”.

As sot nuk u zbulua shuma e saktë e investuar në ndërtimet e deritanishme. Para pak muajsh Ministri i Transportit dhe Lidhjeve tha se për të dhënë shifra të sakta, duhet analiza dhe hetime profesionale nga institucionet. Këto analiza si duket ende nuk janë bërë.

“Unë nuk do të doja të spekuloj, pasi që bëhet fjalë për miliona euro, unë nuk mund të flas duke u bazuar në spekulime, siç thash këtë gjë duhet ta hetojnë institucionet profesionale së bashku me mbikëqyrësit saktësisht në bazë të asaj që është si paraprojekt, të vërtetohet sesa mjete të tjera shtesë do të nevojiten për autostradën”, tha Goran Sugareski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Sipas Drejtorit të Ndërmarrjes së rrugëve të Maqedonisë Zoran Kitanov tha se për një muaj pritet që të shpallen edhe mjetet e sakta për këtë projekt.

Ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër në gjatësi prej 57 km filloi në vitin 2014-të. Me marrëveshjen fillestare me kompaninë kineze Sinohidro, ndërtimi i kësaj autostrade duhej të kushtonte 374 milion euro dhe duhej të ishte finalizuar në muajin janar të këtij viti.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!