Një burrë nga Florida e Jugut u dënua me 3 vite burg për joshje të drejtpërdrejtë të burrave në shtëpinë e tij. Ai paraqitej si femër në internet dhe pasi i fuste në “kurth” filmonte aktet seksuale me ta duke i postuar në një faqe pornografike.
Në një krim aq i çuditshëm se mund të ndodhë vetëm në Florida. Bryan Deneumostier ka joshur të paktën 150 burra në shtëpinë e tij përgjatë disa viteve. Ai pretendonte se kërkonte argëtim pasi burri i saj ishte larg me misione ushtarake.
Ai përdori pseudonimin susanleon33326. Ai përfitoi 3 mijë dollarë në muaj nga faqja StraightBoyz, ku ai ngarkoi videot e tij. Meshkujt homoseksual paguajnë 35 dollarë në muaj për të parë 620 videot e publikuara aty.
Prokurorët kërkuan burgim prej 8 vjetësh për Deneumostier. Megjithatë, është krejtësisht e mundshme që çudia e krimit ka kontribuar në një dënim më të vogël.
Deneumostier përfundimisht u deklarua fajtor për dy akuza të përgjimit të paligjshëm të komunikimeve me gojë në këmbim të rënies së tre akuzave për mbajtjen e të dhënave të pahijshme.
“Është krejt e pazakontë dhe nuk mund të them se kam pasur ndonjëherë një rast të tillë më parë“, tha gjyqtarja Cecilia Altonaga