Thursday, May 15, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFutbollisti i ri Talha Idrizi, talenti i madh që pritet të "shpërthej"...

Futbollisti i ri Talha Idrizi, talenti i madh që pritet të “shpërthej” në Turqi

Talha Idrizi, talenti i ri që pritet Talenti shkupjan, Talha Idrizi shumë shpejt prite të bëhet një emër i madh në botën e futbollit.

Është vetëm 16 vjeç por Talha posedon një talent të jashtëzakonshëm. Anësori me tipare sulmuesi aktualisht futbollist në skuadrën e FC Shkupit pas paraqitjeve spektakolare nëpër skuadrat si Rabotniçki e Vardari tani më ka kaluar me sukses provat në klubin e njohur turk İstanbul Başakşehir, shkruan Zyrtare.net

Talha Idrizi tashmë ka nënshkruar parakontrat me skuadrën e njohur turke, por për shkak të moshës së re që posedon ai do të vijoj të qëndroj edhe për 1 vit në ekipin e Fc Shkupit e pastaj për tu zhvendosur në Turqi.

Idrizi për të qenë i përgatitur në formën më të mirë, agjenti i tij ka angazhuar trajner personal i cili po e trajnon në mënyrë individuale, pra me të vetmen arsyje që Talha të jetë gati për të shpërthyer në momentin kur do të debutoj në Turqi.

Interesim për talentin shkupjan ka pasur edhe nga ana e skuadrave tjera turke si Çaykur Rizespor dhe Bursaspor por ka qenë oferta e menaxhmentit të Başakşehir që kanë arritur të bindin anësorin shkupjan.

 

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments