Furkan Saliu
Ose je me neve, ose je kundër
Ose je patriot, ose je tradhtarë
Ose mendon si unë ose ta ….. ….
Çfarë ju bëri dëshira për pushtet o njerëz?
Çfarë na bëri skamja?
Turp! Turp i madh!
Populli më i lashtë në Ballkan pa minimum kulturë politike
Populli më i lashtë në Ballkan pa minimum kulturë debati
Populli më i lashtë në Ballkan pa minimum durim për të dëgjuar mendim ndryshe
Koha e gjeneratave të reja po vjen…
Po vjen koha kur fjalët bosh nuk do të kenë më vlerë, kur do të duhet të flas programi politik… Çfarë do të bëni atëherë?
Njerëzit që kanë mendim ndryshe, që kanë kapacitet për të thënë shumë me pak fjalë, që kanë mendim fundja, i detyruat të largohen, e ata “patriotët” që sjellin vota se janë të fortit e lagjes i afruat
Po s’ka lidhje se ju mendoni edhe për ata apo?
Nuk ka nevojë shumë persona që mendojnë të jenë afër “liderit”, se ai mendon për të gjithë apo?
Sharje, ofendime prej më të rëndave nga persona që janë aq të pasigurte në vetveten sa që nuk kanë guxim ta zbulojnë identitetin, e fshihen prapa llogarive të rrejshme në rrjetet sociale
Nxisin dhunë, urrejtje… Nxisin, se urrejtja t’i mbyll sytë aq shumë sa që nuk e sheh se nga patriotizmi i jot i sinqertë ata u bën milionerë
Po ku ka tradhtarë më të madh se TI që keqpërdor flamurin për vota o “patriot”?
Po ku ka tradhtarë më të madh se TI që keqpërdor gjakun e dëshmorëve për vota o “patriot”?
Po a ka tradhti më të madhe kombëtare se me mbush partinë me kriminel?