Prof. Dr. Nebi Dervishi
Inmemorian
Mësuesi Fuat Abdulla Dika (1932 – 30 prill 2021)
Sot, 30 prill 2021 pas në sëmundje të rëndë e të pashërueshme në moshën 89 veçare na iku nga kjo botë edhe mësuesi Fuat A. Dika, pishtar dhe veteran i arsimit shqip në rrethin e Strugës dhe më gjerë.
Sado që përpiqesh të gjeshë fjalët meritore ose shprehje të zgjedhura e më të qëlluara, kur të lind mendimi të shprehesh sinqerisht mirënjohje ose me rastin tonë sot ku Mësues Fuat Dika po largohet për në botën e amshuar, një person model i arsimit, duket se asnjëherë nuk e ke qëlluar dhe se nuk e ke thënë të vërtetën deri në fund. Kjo për arësye se vepra që bëjnë këto njerëz në të mirën e kombit, qoftë edhe në fushën e arsimit, tw kulturës dhe edukimit të brezave, gjithmonë është thënë pak. Kjo na bie ndërmend sidomos në raste të veçanta, fjala vjen kur mbahet një manifestim me karakter arsimor ose kombëtar. Dhe, si për çudi harrojmë, me ose pa vetëdije që të bëjmë vlerësime reale e të mirëfillta për këto vlera e personalitete. Mësuesi Fuat Dika u lind në vitin 1932 në fshatin Tatesh i Poshtëm të Strugës. Rrjedh nga një familje atdhetare e arsimdashëse, e cila në vitet e Luftës së Dytë Botërore do të shpërngulet dhe vendoset në fshatin Bixhovë të Strugës. Shkollën fillore e kreu në Livadhi në vitet 1941-1944, duke pasur mësues pishtarin e arsimit Enver Palluqi nga Elbasani, ndërsa shtatëvjeçaren në Shkollën “Liria” në Strugë, në vitet 1946-1949, ku në mesin e të tjerëve ka pasur mësues Jusuf Skoron, Xhaferr Narazanin, Enver Palluqin, Sami Shehun, Myfyt Synojmerin, ejt.
Pas përfundimit të semimaturës në shkollën “Liria”, Fuat Dika regjistrohet në Shkollën normale “Nikolla Karev”- në Shkup, ku për herë të parë u hap një paralele në gjuhën shqipe. Pasi së shpejti me urdhër të Ministrisë së Arsimit u hap Normalja e veçantë “Liria” në Shkup, e cila rrethë dy vjet do të transferohet në Tetovë dhe përsëri do të kthehet në Shkup, ku pas katër vitesh, në vitin shkollor 1952/53 u diplomua, mwsuesi Fuat
Menjëherë pas diplommit me urdhër të Ministrisë së Arsimit, në vitin shkollor 1953/54 emërohet mësues në shkollën fillore në fshatin Gorencë të Ohrit, ku punoi për një kohë e një paralele të kombinuar. Pasi kreu shërbimin ushtarak, në vitin shkollor 1956/57 emërohet arsimtar i lëndëve histori-gjeografi në shkollën tetëvjeçare “Fejzi Vinca” në Veleshtë ku punoi për dy vjet rrjesht.
Në vitin shkollor 1958/59 mësues Fuati transferohet në shkollën tetëveçare “Bashkimi” në Dollogozhdë si arsimtar i gjeografisë dhe historisë. Në shtator të vitit 1959, Fuat Dika transferohet në Shkollën Fillore periferike në Bixhovë, ku punoi me një klasë të kombinuar deri në vitin 1966.
Në vitet 1966-1968 mësues Fuatin e gjemë në shkollën fillore “Faik Konica” në fshatin Radush të Shkupit, po si arsimtari i historisë e gjoegrafisë.
Në vitin shkollor 1968-69 transferohet në Shkollën fillore periferike “Aki Dika” në Livadhi ku edhe u pensionua më 4 tetor 1993.
Gjatë punës edukativo-arsimore dyzetvjeçare, mësues Fuati shquhej për pedantëri në punë dhe prirje për zbatimin e metodave didaktike bashkohore, që padyshim ia mundësonte natyra e tij kreative dhe me përkushtim shembullor. Edhe në Shkollën filore “Aki Dika” në Livadhi mësuesi Fuat dëshmohet si mësues i zellshëm dhe i sukseshëm, për çka nderohet me shumë mirënjohje. Ndërkaq, mirënjohja më e madhe për të ishte numri gjithnjë në rritje i universitarëve Livadhias, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve kishin pasur arsimtarw tw parw, pikërisht mësuesin Fuat.
Pra, misionin e shenjtë të mësuesit, zotri Fuat Dika e ushtroi me përkushtim profesional, me entuziazëm, jo shumë i ashpër dhe mësues model, për të cilat atribute gëzonte respekt. Ai dallohej në proçesin edukativo-arsimor, por edhe në aktivitet të tjera të ndryshme jashtë shkollore.
Për këto angazhime e aktivitete shpesh herë është dekoruar me mirënjohje publike.
Emri i mësues Fuatit do të kujtohet për herë nga ne që e patëm fatin të jemi nxënësit e tij, të punojmë së bashku gjithë këto vite, si dhe nga gjeneratat që do të vijnë, për shembullin e sakrificës e punës vetmohuesë model në vete.
Ne jemi mirënjohës për aq sa ka bërë tërë këto vite mësuesi Fuat. Unë dhe gjenerata ime ia kishim lakminë, dhe shembulli i tij në mësoi dhe na dhuronte forcën se si duhet mbajtur gallë aktiviteti arsimor dhe kulturor.
Lavdi emrit dhe veprës së Mësues Fuat Dikës. Le ta ruajmë këtë çast nderimi për këtë figurë model.
I qoftë dheu i lehtë në botën e amshuar.
Livadhi, 30 prill,2021