Tuesday, August 12, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiFrëngova ngre zërin e besimit për Mendi Qyrën: “Me vullnet bëjmë ndryshimin!”

Frëngova ngre zërin e besimit për Mendi Qyrën: “Me vullnet bëjmë ndryshimin!”

Frëngova mirëpret kandidatin e pavarur për kryetar komune në Strugë, z. Mendi Qyra

Fshati Frëngovë mirëpriti me ngrohtësi kandidatin e pavarur për kryetar të Komunës së Strugës, z. Mendi Qyra. Banorët i dhanë mbështetjen dhe besimin e tyre, duke vlerësuar vizionin dhe qasjen e tij të sinqertë ndaj nevojave të komunitetit.

Gjatë takimit me qytetarët, z. Qyra u shpreh:
“Me pak vullnet dhe dëshirë, mund të bëjmë shumë gjëra të rëndësishme për Frëngovën dhe shumë fshatra të tjerë.”
Fjalët e tij u pritën me entuziazëm nga të pranishmit, duke ndezur shpresën për një të ardhme më të mirë.

Bashkëbisedimi i z. Mendi Qyres me banorët ishte shumë shpresëdhënës.

Ai i dëgjoi me shumë respekt pyetjet dhe shqetësimet që kishin banorët e Frëngovës, duke treguar vëmendje të veçantë për çdo zë të komunitetit.

Diskutimet prekën çështje konkrete që shqetësojnë komunitetin, si infrastruktura dhe shërbimet bazë.

Kandidatura e z. Qyra po perceptohet gjithnjë e më shumë si një alternativë reale, që vjen nga vetë populli dhe për popullin, me synimin për t’i dhënë Strugës dhe fshatrave përreth drejtimin që meritojnë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments