Saturday, April 12, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaFrancezët ndihmuan nazistët për zhdukjen e çifutëve

Francezët ndihmuan nazistët për zhdukjen e çifutëve

Ka patur një sërë akuzash dhe përgënjeshtrimesh përsa i përket rolit të Francës në deportimin e çifutëve në kampet naziste.

Autoritetet franceze e kanë mohuar këtë fakt por një film dokumentar mund të risjellë hijet e së kaluarës, fakte që Franca ka ndihmuar Gjermaninë në zhdukjen e çifutëve.

Filmi i titulluar “Suite Francaise” bazohet në ngjarje të vërteta dhe dokumentat që dëshmojnë për “tradhëtinë” e Francës ndja aleatëve janë gjetur pas më shumë se 50 vjetëve.

Ka qenë vajza e Irene Nemirovsky ajo që ka zbuluar rastësisht dorëshkrimet e së ëmës.

Irene Nemirovksy ishte një qytetare franceze e lindur në Issy-l’Eveque dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore u akuzua si çifute.

Megjithëse ajo i mohoi akuzat ajo u arrestua nga francezët dhe u çua në një kamp përqendrimi gjerman ku dhe u ekzekutua më vonë.

Por pak para vdekjes ajo i kishte lënë të bijës një çantë me dorëshkrime mbi tradhëtinë e Francës.

Këto fakte të zbuluara gjysëm shekulli më vonë mund të ndryshojnë atë çka kemi ditur deri tani për historinë e Luftës së Dytë Botërore.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments