Franca ka raportuar 1 438 vdekje të tjera nga COVID-19, përfshirë 924 nga shtëpitë e kujdesit.
Epidemia e koronavirusit ka shkatuar të paktën 17167 të vdekur që nga fillimi i marsit, përfshirë 10 643 në spitale, sipas raportit zyrtar të lëshuar sot në mbrëmje nga Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Jérôme Salomon.
“Një total prej 6 524 pacientësh me COVID-19 kanë vdekur në azilet e pleqve dhe institucione të tjera sociale dhe mjekësore që nga fillimi i epidemisë”, tha Salomon.
“Këto shifra janë rritur ndjeshëm gjatë 24 orëve të fundit”, shtoi ai.