Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaFranca porosit mbi një miliard maska për muajt e ardhshëm

Franca porosit mbi një miliard maska për muajt e ardhshëm

Franca ka urdhëruar më shumë se një miliard maska, veçanërisht nga Kina, për shkak të pandemisë COVID-19, tha sot ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran.

“Më shumë se një miliard maska janë porositur nga Franca dhe jashtë saj për javët dhe muajt e ardhshëm”, njoftoi ministri gjatë një konference për shtyp.

“Një urë ajrore intensive midis Francës dhe Kinës është ngritur në mënyrë që të lehtësojë hyrjen e maskave në territorin tonë”, shtoi ai duke kujtuar se Franca ka nevojë për 40 milion maska në javë.

”Franca prodhon 8 milion maska në javë. Rezervat tona nuk janë të pafundme”, theksoi ai.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments