Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni“Fqinji im do dilte sot nga spitali, ndërroi jetë nga flakët në...

“Fqinji im do dilte sot nga spitali, ndërroi jetë nga flakët në Tetovë”/ Dëshmitari tregon ngjarjen nga tragjedia që mori jetën 14 personave

Nagim Mehmeti është një dëshmitar i ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tetovë. Spitali ku po mjekoheshin pacientët me Co vid u përfshi nga flakët, e mbetën të v dekur 14 persona.Nagimi nuk ka qenë në spital, por ka shtëpinë shumë pranë kësaj godine. Për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ai tha se nga ky zjarr ka humbur fqinjin e tij, i cili ishte i shtuar në spital pasi ishte i prekur nga korona virusi.

“Unë banoj afër spitalit. Humba komshiun tim, i cili ishte i prekur me Covid. Ditën e sotme do të dilte nga spitali, do të vinte në shtëpi. Por fat keqësisht ndodhi më e keqja”, tha Nagimi.

Ky i fundit shtoi se ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, por fatkeqësisht flakët kapluan shpejt godinën dhe askush nuk mund të ndërhynte të ndihmonte njerëzit aty brenda.

Mehmeti shtoi se nuk ka pasur shpërthim. Ai tha se një dëshmitar që ka qenë në spital, i ka thënë ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë një intervenimi të një mjekje me defibrilator te një pacient që kishte pësuar atak kardiak.

“Ka pasur gaz dhe oksigjen dhe kjo ka bërë që flakët të përhapen menjëherë. Mjekja është larguar menjëherë, edhe disa të tjerë. E fatkeqësisht mbetën të tjerët”, përfundoi Nagimi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!