Saturday, May 24, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFouere: Nëse nuk fillojnë bisedimet me BE-në këtë vit, e ardhmja është...

Fouere: Nëse nuk fillojnë bisedimet me BE-në këtë vit, e ardhmja është e humbur


Ish-ambasadori i BE-së në Maqedoni mendon se nëse Këshilli i Evropës nuk jep leje për fillimin e bisedimeve këtë vit, atëherë e ardhmja është e humbur për shkak zgjedhjeve evropiane.
Në intervistën për AIM ai përshëndeti “hapat e mëdha” të qeverisë, por tregon edhe për dobësi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ish ambasadori Fouere, i cili tani punon si ekspert në një institut me ndikim të përkushtuar ndaj politikave evropiane (CEPS), kohët e fundit ka vlerësuar raportin e fundit mbi Ballkanin Perëndimor dhe strategjinë e zgjerimit të BE-së. Ai shpreson që në qershor Këshilli i BE-së do të miratojë fillimin e negociatave me Maqedoninë, edhe nëse kontesti me emrin nuk zgjidhet.

Nëse Greqia vazhdon të refuzojë, pavarësisht të gjitha përpjekjeve nga të vullnetit të mirë dhe besimit nga qeveria e Maqedonisë, nëse ata ende bllokojnë një vendim pozitiv për negociatat, mendoj se kjo do të tregojë se Greqia fare nuk është e interesuar për Ballkanin Perëndimor”, tha Erwan Fouere.
Ai tha se BE ka kohë deri në fund të vitit që të japë dritë të gjelbër.

Ish-ambasadori i BE-së mirëpret punën e qeverisë gjatë 11 muajve të fundit, por paralajmëron se duhet të përqendrohet në reformat e brendshme dhe zbatimin e tyre po aq sa të fokusohet në përmirësimin e imazhit të saj të jashtëm.

Fouere foli edhe mbi ligjin e përdorimit të gjuhëve dhe paralajmëron se qeveria duhet fillimisht dhe menjëherë ta dërgojë ligjin në Komisionin e Venecias, raporton korrespondenti i AIM-së nga Brukseli.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments