Solidariteti i kombit shqiptar është i jashtëzakonshëm.
Tërmeti i fuqishëm që deri tani numëron 31 viktima dhe mbi 650 të plagosur tregoi edhe një aspekt tjetër: solidaritetin vëllazëror mes shqiptarëve.
Dhe shembulli më i mirë është fotoja e mëposhtme, që po bën xhiron e rrjetit.
Një i moshuar nga Kosova, pavarësisht peshës së viteve mbi supe, jep ndihmën e tij për të prekurit nga tërmeti në Shqipërinë nënë.