Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiFORUMI I GRUAS SHQIPTARE – DEGA NË STRUGË SHËNOI SOT DATËN MË...

FORUMI I GRUAS SHQIPTARE – DEGA NË STRUGË SHËNOI SOT DATËN MË TË RËNDËSISHMË TË ARSIMIT SHQIPTAR‏

Një tjetër aktivitet i suksesshëm i Forumit të Gruas Shqiptare

Dega në Strugë shënoi sot datën më të rëndësishme të arsimit të Kombit Shqiptar. Nuk mund të kalonte kjo ditë pa i respektuar veteranet e arsimit shqiptar, ato që vite me rradhë kanë derdhur dije dhe kanë edukuar breza të tërë.

Forumi i Gruas Shqiptare dega në Strugë sot në Hotel ,,Drim” organizoi takim me veteranet e arsimit mësueset pensionere dhe mësueset tjera të cilat janë në proces. Qëllimi i këtij aktiviteti të FGSH ishte festimi i ditës së 7-marsit, ditës së arsimit shqip.

Në këtë takim kryetarja e degës së FGSH-së znj.Astrite Kaba solli një përshkrim për mësueset e para që nga viti 1941 deri në vitet e 60-ta, i cili u përcoll me një ekspozitë me fotografi të këtyre mësueseve e përgatitur nga nxënësi i tyre, z. Kaim Murtishi. Veteranet mirënjohëse për këtë inicitivë dhe organizim, shkëmbyen përvoja për vështirësitë me të cilat janë ndeshur nëpër vite për ta mbajtur gjallë edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj.

Mysafire nderi në këtë takim ishin: znj. Sadie Iljazi, nënkryetarja e PDSH znj. ValbonaToska dhe Kryetarja e FGSH znj. Merale Ferati, e cila në fjalimin e saj përshëndetës mes tjerash deklaroi:

“Për rëndësinë e arsimit, arsimimit, tregues më i mire është fakti se me çfarë brutaliteti dhe histerie armiku ka tentuar dhe tenton që ta pengon arsimimin e shqiptarëve.Për tu përmbush ky mision, të parët në shënjestër ishin arsimtarët dhe institucionet arsimore. Historia na i kujton të gjitha sakrificat e shqiptarëve që kur u themeluan institucionet për arsim të lartë, qoftë Univerziteti i Prishtinës, qoftë ai i Tetovës, qindra të rinjë të rahur, të burgosur, bile edhe viktima. Gjithmonë arsimtarët shqiptar kanë qenë në shënjestër të regjimit, të diferencimeve ideo-politike, largimeve nga puna dhe burgosjeve. Veprimtaria e arsimtarëve shpallej armiqsore vetëm pse i edukonin brezat e rinjë, i vetëdijësonin për të drejtat e tyre, i paisnin me kulturë. Përkundër këtij fakti arsimtari shqiptar nuk u zbraps, por përkundrazi, ishte më i përkushtuar dhe më i vendosur.Sa do që të mundohemi të gjejmë fjalë faleminderuese për kontributin e arsimtarëve shqiptarë çmoj se do jenë të pakta, në krahasim me vlerën dhe kontributin që e kanë dhënë. Populli i arsimuar është popull që e ndryshon gjendjen, kuptohet për të mirë. Nuk ka armë më të fortë se arsimi.Sot në saje të arsimimit, ngritjes së vetëdijes kombëtare e kemi Shqipërinë në NATO dhe Kosovën e pavarur.Me keqardhje duhet të konstatojë se në Maqedoni obstruksionet ndaj arsimit shqip nën udhëheqjen e kësaj qeverie janë në intensitet të kohrave më të errëta. Kjo qeveri me papërgjegjësinë e saj me ministrin Shqiptar merr guximin që ta dëmton celulën më të rëndësishme, e ajo është arsimi shqip. Sot arsimtarët shqiptarë ballafaqohen me vështërësira nga më të ndryshmet, me shkolla në kushte mesjetare, libra me tekste fyese për shqiptarët, fakte të rrejshme historike, paga minimale, trajtesë mizore, të kërcnuar me gjoba dhe testime eksterne të palogjikshme. Krejt kjo me qëllim të friksimit, uljes së cilësisë dhe pengimit të kualitetit të arsimit shqip. Ne si parti, si forum para këtij realiteti nuk ndejtëm dhe sdo të rime duarkryq, por do ta vazhdojmë betejën, që ky realitet i hidhur i arsimit shqip të ndryshon”.

Takimi u kurorëzua me mirënjohjet që iu ndanë veteraneve për kontributin e tyre në fushën e arsimit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!