Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFormohet edhe një parti e re shqiptare në Maqedoni, ja emri i...

Formohet edhe një parti e re shqiptare në Maqedoni, ja emri i partisë

Në Maqedoni së shpejti do të formohet subjekti i ri politik me emrin “Lëvizja për Iliridën”.
Kjo u vendos në takimin konsultues që u mbajt sot në Mavrovë midis përfaqësuesve të kësaj nisme dhe veprimtarit të njohur Mr.Gafurr Adili, informon INA.

Në takim u vendos që Kuvendi themelues i subjektit të ri politik Lëvizja për Iliridën të mbahet më 10 qershor me rastin e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Lëvizja për Iliridën siç mësohet do të ketë për bazë dhe program projektin për Iliridën që ishte përkrahur nga shumica absolute shqiptare në referendumin Referendumi për Autonomi Politiko Territoriale të Shqiptarëve në Republikën e Iliridës IRJM.

Pas përfundimit të referendumit maqedonas të 8 shtatorit dhe aprovimit të Kushtetutës së vitit 1991, faktorit politik shqiptar nuk i mbeti gjë tjetër përpos të kërkojë rrugë tjetër për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve të Iliridës IRJM. Një rrugë e këtillë ishte organizimi i një referendumi të veçantë, ku populli shqiptar do të shprehte vullnetin e vet përmes deklarimit gjithëpopullor.

Zhvillimet e këtilla politike, përmes deklarimit plebicitar, ishin karakteristikë e të gjithë popujve që përpiqeshin të fitonin lirinë përmes procesit demokratik.

Në IRJM, referendumi i popullit shqiptar ishte kundërpërgjigje ndaj të gjitha vendimeve të njëanshme të faktorit politik maqedonas, të cilët anashkaluan skajshmërisht interesat kombëtarë të shqiptarëve të Iliridës IRJM. Referendumi i popullit shqiptar të Iliridës IRJM u mbajt më 11 janar dhe 12 janar, 1992.

Vendimin për shpalljen e referendumit për Autonomi politike dhe territoriale të shqiptarëve në IRJM e solli Kuvendi i Autonomisë më 27 dhjetor, 1991. Qytetarët shqiptarë duhej të deklarohen se:
“A jeni për Autonomi politiko territoriale të Shqiptarëve në Maqedoni”

Referendumi i shqiptarëve në Iliridë IRJM u realizua në një atmosferë impozante dhe solemne. Pothuajse i gjithë populli shqiptar, iu përgjigj thirrjes plebicitare duke shpresuar se kjo është zgjidhja më e mirë. Sipas informatave nga Komisioni i cili ka qeverisur procesin e
referendumit, ai ishte plotësisht i suksesshëm. Raporti nga Kuvendi i autonomisë më 16 janar 1992. u dërgua edhe te institucionet ndërkombëtare:

Komuniteti Europian Presidenti i Konferencës së Paqes në Jugosllavi
z Lord Carrington Presidenti i Parlamentit Evropian Kryetari i Komisionit të Arbitrazhit për Jugosllavinë Sekretari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Kongresi, Senati dhe Programit të Departamentit të SHBA-së.

Në këtë raport është theksuar se referendumi për autonomi politike dhe territoriale të shqiptarëve në Maqedoni ishte krejtësisht i suksesshëm. Por gjithashtu edhe theksoi pengesat dhe propaganda e qeverisë maqedonase kundër referendumit, mjetet e informimit dhe partive të tyre nacionaliste dhe kërcënimet që u janë drejtuar shqiptarëve dhe udhëheqësve të faktorit politik shqiptar. Rezultati i referendumit të shqiptarëve në Maqedoni ishte pozitiv.

Nga gjithsej 383,539 votues të, përfshirë si listën e votuesve, votuan për autonomi 360,928 ose 92.0%, ndërsa 57 votues, nga ata që dolën në votime votuan kundër.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!