Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFlet Lulzim Dalipi nga Gostivari, njëri nga të mbijetuarit e tragjedisë

Flet Lulzim Dalipi nga Gostivari, njëri nga të mbijetuarit e tragjedisë


Thotë se tani është mirë, por nata e mbrëmshme ka qenë e gjatë dhe me dhimbje për 49 vjeçarin Lulzim Dalipi, i punësuar në Fondin Pensional, i cili në 13 shkurtin e kobshëm ka qenë duke u kthyer nga una në shtëpinë e tij në Gostivar, përcjell FLAKA.

Kur ka ndodhur tragjedia ka tentuar të flejë në autobus, por kjo i është kthyer në fotografi tmerri të cilat kanë pasuar me thirrje dhe piskama nga lëndimet. Dalipi punon në Fondin Pensional që nga viti 2004, sizakonisht k audhëtuar me veturë, por mbrëmë siç edhe disa herë tjera i ka ndodhur, është kthyer me autobus.

“Aq sa mbajë mend, pasi pompës së benzinës 7 Vëllezërit u kthye majtas, deri aty isha në vetëdije, goditi pankinat, u rrotullua dhe pastaj nuk mbaj mend asgjë. Disa njerëz me veturë private më dërguan në spital”, thotë Dalipi.

Ndërkohë që ka udhëtuar në pjesën e pasme të veturës, ai ka qenë në vetëdije, kështu ishte edhe mëngjesin e sotëm kur foli parra gazetarëve i shtrirë në krevat.

“Mirë jam, i vetëdijëshëm, kam dhimbje në kurriz dhe kam brinjë të thyer”, thotë më tej Dalipi.

Dalipi është mesin e atyre pak personave me lëndime më të lehta të cilët ende mbahen në spital.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments