Friday, July 4, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFlet Krenar Osmani personi që u arrestua nën dyshimin se ju vu...

Flet Krenar Osmani personi që u arrestua nën dyshimin se ju vu flakën veturave të EVN-së!

Osmani konfirmon arrestimun e tij dhe se është mbajtur në stacionin policor deri në orët e hershme të mëngjesit. Sipas Osmanit arsyeja e arrestimir të tij është statusi që ka shkurar në Facebook: “Doni lojë lojë do kemi”.

“Jam ndaluar. Do të vazhdohet me procedurë të rregullt gjyqësore. Më ngarkojnë për vepër penale për djegien e dy makinave të EVN-së” tha Osmani për TV21.

Mbrëmë Zjarrfikësit e rajonit të Tetovës kanë njoftuar se “Pas mesnate një numër i madh i qytetarëve kanë lajmëruar se ka vetura të djegura, Kemi intervenuar në veturat e djegura në rrugën “Ivo Ribar Llola” dhe në kompleksin e ndërtesave Bllok 70. Pas një intervenimi të shkurtër kemi arritur të lokalizojmë zjarrin”, tha Uka Aliti, komandant i ekipit të zjarrfikësve në rajonin e Tetovës”.

Ndërkaq nga SPB Tetovë kanë njoftuar se është arrestuar një 43 vjeçar nga Tetova si i dyshuar për djegien e makinave të EVN-së në dy lokacione në Tetovë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments